Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Dhërmi ku ka mbetur i vdekur punonjësi i policisë kufitare, 56-vjeçari Sinan Abilaliaj.
Sipas njoftimit të policisë 56-vjeçari gjatë patrullimit në det nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore ku për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures dhe ka dalë në breg.
Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes ai humbi jetën.
Dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.
Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit.