-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edi, kur do t’i përgjigjesh Miços?

Kryesoret

Arrestimi i Fredi Belerit dy ditë përpara zgjedhjeve të 14 Majit krisi raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ministri i Jashtëm Dendias, i madh e i vogël u hakërryen duke kërkuar lirimin nga qelia.

Në retorikën e grekëve, qeveri por edhe opozitë para zgjedhjeve parlamentare nuk munguan as kërcënimet. Hapur. Si gjithmonë për integrimin. Minoriteti, kryefjalë, në çdo ligjërim publik.

Por jo vetëm para zgjedhjeve, gjatë fushatës për votat e nacionalistëve, por kjo gjuhë me këtë refren vazhdon edhe pasi është betuar qeveria e re fqinje. Mbrëmjen e djeshme ishte kërcënimi i fundit nga Athina. Mitsotakis tha se nëse Beleri nuk lirohet kjo do të jetë pengesë për rrugën europiane të Shqipërisë.

Por kur do të flasë Shqipëria?

Kryeministri Edi Rama që i ka dhënë vetes atributet e një lideri rajonal me vetëofrimin për drafte dhe propozime për konferenca për momentin duket se është i zënë me konfliktin Kosovë-Serbi.

Por në krahun tjetër Greqia vazhdon me “breshërinë” e deklaratave dhe akuzave kundër Tiranës zyrtare. Ndryshe nga të tjerat, kjo nuk rezultoi të jetë një nga çuditë që zgjat vetëm tre ditë. Rama duhet të mbajë premtimin dhe të flasë.

Një ditë pas zgjedhjeve të 14 Majit, Edi Rama mes euforisë së rezultatit të thellë tha se Greqisë do i përgjigjet pasi të mbarojnë zgjedhjet parlamentare në vendin fqinj. “Sa i përket çështjes së Himarës dua të jem shumë i qartë.

Dua të respektoj zgjedhjet në Greqi, dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime dhe nga ana jonë. Jemi vendosur të bëj maksimumin para se të jem i detyruar të reagoj proporcionalisht.

Kam dëgjuar shumë dhe kam preferuar të mos flas deri në mbarimin e zgjedhjeve duke shpresuar që pas mbarimit të zgjedhjeve në Greqi do ketë dialog” tha Rama në 15 Maj.

Zgjedhjet mbaruan, jo një palë, por dy procese, qeveria e re u formua, retorika vazhdon, Rama ende po hesht. Dy janë rrugët, ose Rama të flasë, ose nëse Greqia ka dyshime mbi drejtësinë e re në Shqipëri t’i kërkojë BE-së, ku bën pjesë, bilancin e reformës që SHBA dhe Brukseli e kanë trumbetuar si sukses dhe të heshtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit