Gjykata e Kukësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 57-vjecarin, Xhevit Sopaj, i cili u arrestua tre dite me parë nga për falsifikim të dokumenteve shtetërore.
Pak ditë më parë u zbulua se Sopaj kishte regjistruar në mënyrë fiktive një vajzë që nuk ekzistonte për qëllime përfitimi.
Ndërkohë në vitin 2021 ai kishte çregjistruar vajzën e cila do të mbushte 19 vjeç nëse do të ekzistonte.
Nën hetim në gjendje të lirë për të njëjtën vepër u vu një mjek i Kukësit dhe sipërmarrësi i shërbimeve funerale.