Policia franceze bëri një rekord, 994 arrestime në të gjithë vendin në natën e katërt radhazi të incidenteve “më pak intensive” pasi një djalë 17-vjeçar u qëllua për vdekje nga një oficer policie gjatë një ndalese trafiku.
Varrimi i 17-vjeçarit Nael M., me origjinë nga Algjeria, do të bëhet sot, ndërsa vdekja e tij ende po i vë flakën vendit.
Të paktën 45,000 policë dolën në terren. Por “79 policë dhe xhandarë u plagosën”, rreth 1350 automjete u dogjën, 234 ndërtesa u dogjën ose u dëmtuan dhe rreth 2560 zjarre u vendosën në vende publike, sipas ministrisë së brendshme franceze.
Në Marsejë, në Francën jugore, situata ishte veçanërisht e tensionuar, ku ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin dërgoi atje përforcime.