Fundosja e anijes pranë brigjeve greke më 14 qershor me 750 persona nga Pakistani, Siria dhe Egjipti llogaritet si një nga fatkeqësitë mëdha në Mesdhe ndodhur gjatë viteve të fundit me vetëm 104 njerëz të shpëtuar.
Katër nga personat që i mbijetuan fatkeqësisë të cilët po mbahen në qendrën e pritjes së refugjatëve pranë Athinës, në një bisedë telefonike për BBC thanë se veprimet e rojes bregdetare greke shkaktuan fundosjen e anijes.
“Ne menduam se roja bregdetare greke do të na shpëtonin, por në vend të kësaj ata fundosën varkën,” tha një i mbijetuar egjiptian.
Autoritetet greke e kanë mohuar më parë këtë, duke pretenduar se kur u përpoqën të lidhnin një litar në varkë për të hyrë në anije dhe njerëzit në bord u përpoqën ta largonin, duke thënë se donin të udhëtonin për në Itali.
“Ata e tërhoqën varkën anash dhe lëvizën me shpejtësi,” tha një i mbijetuar sirian.
Disa nga të mbijetuarit u shprehën se autoritetet greke u kërkuan të mos flisnin në media për mënyrën sesi roja bregdetare greke u përpoq të shpëtonte varkën dhe nëse ata flasin me gazetarët nuk duhet të fajësojnë rojet bregdetare greke.