Policia e Korçës ka proceduar në gjendje të lirë një 55-vjeçar pasi ka kanosur me sëpatë kunatën.
Sipas njoftimit të policisë 55-vjeçari me inicialet T. B. dyshohet se për motive pronësie ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me sëpatë kunatën dhe një person të dytë.
Ky i fundit kishte ndërhyrë për qetësuar situatën mes dyshes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i mprehtë.