Tregtonte në marketin e tij, produkte që iu kishte kaluar data e skadencës, lëndë piroteknike dhe mallra të kontrabanduara, arrestohet pronari në Korçë, Entel Spahillari 50-vjeç. Sekuestrohen mallrat dhe produktet që shiteshin në kundërshtim me ligjin.
Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në lagjen nr. 5 u gjet një sasi e konsiderueshme mallrash dhe produktesh industriale dhe ushqimore, nga të cilat një pjese i kishte kaluar afati i skadencës dhe kishte ndërhyrje të dukshme në stampat e këtyre datave, pije alkoolike dhe energjike të dyshuara të kontrabanduara dhe lëndë piroteknike (fishekzjarre) që tregtoheshin pa licencën e posaçme.