Megi Topalli dhe Angji Serreqi kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre me një dasmë të zhvilluar në Shirokë buzë liqenit.
Krahas dasmës vëmendje morën komentet e ish shokëve të Luizit, Meridianit, Jonit dhe Marios. Mario ka qenë i ftuar në dasmë dhe ka postuar foto me nusen.
Kurse dy shokët e tjerë i kanë uruar jetë të lumtur Megit në postin e saj me fustanin e nusërisë.
Joni: U plakshi bashke e Zoti ju ruajt dy engjëjt.
Meridiani: Vetëm lumturi e gëzime paci cdo dite te jetes Meg.