Tre persona janë arrestuar në Lushnje në një tentativë grabitje. Të arrestuarit janë Gentian Bajrami, Ramazan Troka dhe Volter Alushaj. Të maskuar dhe me armë zjarri, të rinjtë tentuan të vidhnin gjatë mesnatës në një banesë në fshatin Bubullimë. Hajdutët u kapën në oborr.
Policia sekuestron një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike, 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash dhe automjetin që drejtonte 30-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.