Me rreth 1.3 milion hektarë me pyje, Shqipëria prej vitesh përballet me sfidën e menaxhimit të kësaj pasurie kombëtare. Gjatë 30 viteve të fundit sipërfaqja pyjore ka ardhur duke u zvogluar, me pasoja jo vetëm në ekonominë e vendit, por edhe në mjedis, thotë inxhinieri i pyjeve Mark Rupa.
“Jemi përballë disa sfidave globale, siç janë ndryshimet klimatike, por njëkohësisht kemi edhe sfidat tona lokale siç janë aftësia e menaxhimit të territoreve pyjore, aftësia për t’i administru dhe për t’u përballë me këto sfida, të cilat janë gjithnjë e në rritje në fushën e pyjeve.
Shikohet vazhdimisht rritja e frekuencave të zjarreve në të gjithë bazenin e Mesdheut, por sidomos në Shqipëri, dhe është shqetësuese që, ndërsa këto frekuenca po rriten vazhdimisht, afërsia jonë menaxhuese dhe reaguese mbetet pa ndryshuar”.
Sipas Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave, 11 përqind e sipërfaqes pyjore në Shqipëri, ose 132 mijë hektare, janë përshkuar nga zjarret. Në një pjesë të madhe të saj, mundësia e ripërtëritjes në mënyrë natyrale është e pakët për shkak të shkallës së dëmtimit.
Sipas Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Artur Kala, pas zjarreve problematika kryesore në pyje është ajo e prerjeve të jashtëligjshme./VOA
Artikulli i plotë këtu.