Marcus Thuram firmos me Interin. Francezi është goditja e parë për sezonin 2023/2024 nga ana e zikaltërve. Thuram firmosi një kontratë pesëvjeçare me Interin nga e cila do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon.
25-vjeçari ishte pjesë e Borussia Moenchangladbach në Gjermani, por pasi përfundoi kontratën zgjodhi të transferohej te Inter. Në garë për Thuram ishte edhe Milani, por sulmuesi zgjodhi ngjyrat zikaltër të Milanos.