-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen pasoja e parë e Kosovës nga Brukseli

Kryesoret

Kryeministri shqiptar, Edi Rama njoftoi dje se Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale. Marrëveshja është firmosur në Bruksel dhe se në këtë program marrin pjesë Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Përmes Programit të Evropës Digjitale qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliardë euro.

“Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale. Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro.

Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE-së”, ka shkruar Rama në Facebook.

Për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit