-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Forcat Ajrore të Izraelit sulmojnë Sirinë

Kryesoret

Izraeli kreu sulme ajrore në zonat pranë qytetit sirian të Homsit në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar dëme materiale, por pa viktima, ka deklaruar ushtria siriane.

“Një raketë kundërajrore siriane shpërtheu mbi territorin izraelit, duke shkaktuar një raund tjetër sulmesh,” tha ushtria izraelite.

Autoritetet izraelite nuk komentuan mbi sulmin ajror në Homs. Por ushtria tha se një nga raketat siriane të mbrojtjes ajrore shpërtheu mbi territorin izraelit pa shkaktuar asnjë dëm. Policia izraelite tha se mbetjet e raketës ranë në qytetin jugor të Izraelit, Rahat.

Sulmi i fundit i dyshuar ajror izraelit në Siri ishte më 14 qershor, pranë kryeqytetit, Damask, që la një ushtar të plagosur.

Izraeli ka shënjestruar gjithashtu aeroportet ndërkombëtare në Damask dhe qytetin verior të Sirisë të Alepos disa herë gjatë viteve të fundit, shpesh duke e nxjerrë jashtë funksionit. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit