Protestat dhe trazirat në Francë kanë vijuar edhe gjatë natës së sotme ku prej 5 ditësh francezët sidomos adoleshentet janë ngritur të rebeluar pas vrasjes së 17-vjeçarit Nael i cili u qëllua për vdekje nga një oficer policie të martën
Ministri i Brendshëm francez, Géral Darmanin foli për një situatë më të qetë në vend në një postim në orën 3 të mëngjesit të së dielës.
Sipas postimit plaçkitjet në Marsejë, Lyon dhe Montpellier vazhduan, duke bërë që policia të kryente 420 arrestime gjatë natës.
Në Marsejë u regjistruan përleshje të dhunshme midis policisë dhe rebelëve ku u përdorën gjerësisht gazin lotsjellës.
Megjithatë prezenca e fortë e policisë në qendër të Parisit ka sjellë rezultate, pasi gjatë natës nuk ka pasur asnjë incident.
Kryeministrja Elizabeth Bourne ishte në selinë e policisë në Paris deri në orën 02:30 duke monitoruar zhvillimet.









