-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në Veri, ministri i Jashtëm maqedonas plan për qetësimin e raporteve Kosovë-Serbi

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani ua prezantoi sot në Shkup shefave të misionit te OSBE-së në Kosovë, Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut një plan disa-pikësh për shtensionimin e gjendjes në veriun e Kosovës.

Plani, në fakt është identik me udhërrëfyesin e Bashkimit Evropian të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara. Zoti Osmani thotë se vendi i tij është mjaft aktiv në nxitjen e dialogut dhe uljen e tensioneve për shkak të rrezikut nga dëmevet e pariparueshme për rajonin.

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së synon që organizata të ndihmojë në lehtësimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, por para së gjithash për shtensionimin e gjendjes në veriun e Kosovës.

Shefi i diplomacisë në Shkup shpreson se një udhërrëfyes apo plan nëntë-pikësh do të gjejë zbatim tek palët; ndonëse ky ‘udhërrëfyues’ nuk dallon shumë nga kërkesat që Brukseli dhe Uashingtoni ua kanë paraqitur Kosovës dhe Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit