Ballkani i Hapur u «varros» me «litarin» jashtë!
Deklarimi i detyruar i Rmaës per “avullimin” e Ballkanit te hapur, pa asnjë argument ishte si promovimi, qe po ai i beri këtij projekti te Vuçiç ne Nish.
Ballkani i hapur po “varroset” ashtu sic u promovua, ne konspiracion te plote!
Si një nisme konspirative kundër Procesit te Berlinit, Perëndimit, Kosovës, Shqiptareve e te ardhmes europiane te Rajonit.
E ëndërruar ne Beograd, përpunuar ne Moske, e mbështetur edhe diku ne Lindje.
Dhe si cdo veprimtari e tille konspirative, me implikime nderkombetare, pasojat e tij vazhdojne gjate edhe mbas arshivimit sepse:
1-Demet e krijuara jane te gjera e duhet kohe te tejkalohen.
2-Shume prej te cileve akoma nuk jane te dukshem, pra koha do te evidentoje te tjere.
3-Ne terresi ato lidhen me tjetersime te historise se Rajonit tone, qendrime kokeposhte strategjike politike, deformime te ekonomise se tregut, konkurences se ndershme ne Rajon, etj.
Te gjitha keto duke synuar realizimin e endres serbe “Jugosllavia e re”!
Pra Ballkani i hapur edhe i “varrosur”, ka lene mbi toke “litarin” e tij.
Historia nuk ka mbaruar…
Fantazma e tij vazhdon te endet reth nesh!