-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizita 2-ditore në Tiranë, zbardhet axhenda e Bill Clinton!

Kryesoret

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë në datat 3 dhe 4 Korrik.

Ai do të mbërrijë në Tiranë pasditen e nesërme. Në orën 19:00 do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë.

Më pas ata do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Në orën 19.05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar.

Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit