-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, policia: Po hetohet një sherr i ndodhur një vit më parë

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e ndodhur pak ditë më parë ku mbetën viktimë babë e bir.

Hetimet mësohet se janë përqendruar tek një konflikt të regjistruar një vit më parë që Gjokë Gurra ka pasur me një bashkëfshatarin e tij.

Pasi janë konfliktuar dhe ata zënë me grushta vitin e kaluar. 57-vjeçari mësohet se tani është nën hetim.

Shkak i sherrit të asaj kohe ishte bërë tregtimi i lëndëve drusore. Gjokë Gurra që deri në vitin 2008 ka shërbyer në radhët e policisë në Shkodër, kohët e fundit bashkë me të birin, Eduardin merrej me aktivitetin e tregtimit të lëndës drusore për zjarr.

Ata kishin zënë disa zona pyjore për t’i prerë dhe lëndën drusore e shiste në qytetin e Shkodrës.

Policia dyshon se ky sherr mund të jetë bërë shkak për vrasjen e babë e bir pasditen e datës 29 qershor në hyrje të fshatit Sumë.

Viktimat u vranë pasi u qëlluan me 8 plumba kallashnikovi në makinën e tyre teksa ishin duke shkuar në fshatin ku kanë jetuar prej vitesh për të parë dëmet që u ishin shkaktuar nga djegia e banesës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit