-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohen 8 avionë të Luftës së Dytë Botërore në Ukrainë

Kryesoret

Mbetjet e tetë avionëve luftarakë britanikë të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në një pyll në Ukrainë.

Avionët u dërguan në atë kohë në Bashkimin Sovjetik nga Britania pasi Gjermania naziste pushtoi vendin në vitin 1941.

Mbetjet u zbuluan kohët e fundit pasi në vend u gjet një bombë e pashpërthyer që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ekspertët e aviacionit thonë se kjo është hera e parë që mbetjet e kaq shumë avionëve luftarakë britanikë janë gjetur në Ukrainë.

“Është shumë e rrallë të gjesh këtë avion në Ukrainë. Është shumë e rëndësishme për historinë tonë të aviacionit, sepse asnjë avion Lend-Lease nuk është gjetur këtu më parë.” tha Oleks Shtan, një ish-pilot i linjës ajrore ukrainase.

Muzeu Kombëtar i Aviacionit të Ukrainës është tani në procesin e gërmimit dhe identifikimit të sa më shumë mjeteve. Stafi atje synon të identifikojë sa më shumë avion që të jetë e mundur në mënyrë që ata të mund të rimontohen dhe të ekspozohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit