-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti i rëndë në Itali, ndërron jetë pas 18 ditësh 6-vjeçarja shqiptare

Kryesoret

Pas 18 ditësh në reanimacion ka ndërruar jetë 6-vjeçarja shqiptare, Leila Kurti.

Vogëlushja u përfshi në një aksident fatal në San Polo të Reggio Emilia-s ku mbeti viktimë pas disa ditësh për shkak të plagëve të marra.

6-vjeçarja ndodhej në makinë me prindërit dhe motrën 4-vjeçare kur rreth orës 17:00 të 14 Qershorit një makinë tjetër u përplas me makinën e shqiptarëve.

Prindërit së bashku me dy vajzat po shkonin në aeroportin e Marconi-t, për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.

Të plagosura mbetën edhe nëna dhe motra 4-vjeçare, ndërsa babai pësoi vetëm disa fraktura.

Sipas mediave italiane, 8 vjet më parë familja shqiptare kishte përjetuar një tjetër tragjedi. Çifti humbi djalin Marko, i cili ishte po ashtu 6 vjeç. Ai ndërroi jetë për shkak se kishte lindur me deformime të rënda.

Kryebashkiaku i San Polo, Franco Palu vendosi që dita kur Leilës t’i jepet lamtumira e fundit, të jetë ditë zie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit