-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anulimi i vizitave të Clinton në Shqipëri, Milo te “5pyetjet”: Arsyeja ishte siguria

Kryesoret

Ish-ministri i jashtëm dhe Profesor, Paskal Milo i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje me vizitën e zhvilluar ditën e sotme në Shqipëri të ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton.

Gjatë fjalës së tij ai shpjegoi arsyet se pse ishin anuluar vizitat e mëparshme të Clinton.

“Në bazë kam historinë diplomatike të Shqipërisë, fati deshi te bëhesha ministër i jashtëm dhe fati e solli që ne si qeveri te përballonin një sfide kombetare i ajo e Kosovës. Ku Kosova fitoi lirinë e vete.

Presidenti Clinton e kam takuar disa here, 6-7 here në Uashington, Nju Jork, Shkup, Stamboll. Kam shkëmbyer disa fjale ka pasur raste ku kam folur me gjatë.

Ka patur 2 arsye se nuk erdhi ne Shqipëri ne 99 ne mënyrë te veçantë se ai u përgatit per te ardhur, por u anulua ne qershor ne 99 ku shkoi ne Shkup dhe Kosove.

Ishte parashikuar te vinte edhe ne Shqipëri, ne u ndjemë shume te mërzitur dhe e shprehem te kanalet administrative. Clinton i dërgoi presidenti Mejadini një letër ku shprehu respektin per kombin tone dhe premtoi se do te vinte.

Disa muaj më vone ne nëntor te 99 u anulua takimi. Në qershor ishte siguria dhe Amerika e shprehu pasi kishim shume probleme. Amerikanët vendosëm qe te mos vinim sepse nuk i merr vendimet ai.,”  shpreh Milo.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit