Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla është bërë baba për herë të parë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti 23-vjeçar përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram-it.
Kumbulla ka zbuluar se ai dhe partnerja e tij, Greta Manzato janë bërë prindër të një vajze, që e pagëzuar me emri Matilda.
“Mirëserdhe Matilde, mami dhe babi tashmë janë marrëzisht të dashuruar me ty”, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazheve.
Ndërkohë, sa i përket karrierës theksojmë se qendërmbrojtësi shqiptar aktualisht luan për klubin italian AS Roma.