Më 13 shkurt 2020, një mikrobiolog meksikan, i arsimuar në Rusi, i cili ka punuar në Singapor, mbërriti në aeroportin e Majamit, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe mori me qira një veturë.
Të nesërmen, burri dhe njëra prej dy grave të tij udhëtuan drejt një kompleksi banesor në Majami, dhe hynë në të nëpërmjet portës së sigurisë, duke ndjekur nga afër një veturë para tyre. Kur rojat e sigurisë, të alarmuara nga veprimet e pazakonta, gjetën automjetin dhe konfrontuan burrin, gruaja e tij shkrepi një fotografi të targave të një veture që ndodhej afër. Ata u urdhëruan të largoheshin.
Vetura, targa e së cilës u fotografua, i përkiste “një burimi sekret të Qeverisë së SHBA-së, i cili më herët kishte ofruar informacione për aktivitetet [e Shërbimit të Inteligjencës së Rusisë], që rrezikonin interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, sipas një deklarate të bërë nga Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI), më 2020.
Identiteti i “burimit njerëzor të Qeverisë së SHBA-së” deri më tani ka qenë një sekret i ruajtur. Megjithatë, një libër që do të dalë në fund të këtij muaji ka identifikuar se kush ishte ai, duke treguar për një kërkim të ndërlikuar, të sofistikuar dhe shumëvjeçar nga agjencitë ruse të inteligjencës për të identifikuar dhe ndoshta edhe vrarë personin. (Lexo KETU lajmin e plotë).