-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha mbledh grupin: Parlamenti të shqyrtojë ligjin për lustracionin, po mbahet peng nga Rama!

Kryesoret

Sali Berisha ka mbledhur paraditen e kësaj të hënë Grupin e tij parlamentar në sallën e Partisë Demokratike, ku së pari është ndalur në ligjin për lustracionin, që sipas tij, po pengohet nga Edi Rama dhe qeveria për të mbajtur peng gjyqtarët, prokurorët e zyrtarët e lartë të shtetit të përshirë dhe që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

“Janë një seri nismash të grupit tonë parlamentar, të cilat kanë muaj që mbahen në sitarët e Lindës së Parlamentit me urdhër të Edi Ramës, në mënyrën më absurde, më të padrejtë.

Prej mbi 6 muajsh ne kemi dërguar në parlament ligjin e lustracionit, ligj që është një ligj i cili jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit, prokurorët, zyrtarët e lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm ose jo me sigurimin e shtetit, por edhe detyron largimin nga shërbimi, nga detyra e atyre që dalin se kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Ky ligj tani ka një bazë solide të padiskutueshme. Këta duan të bëjnë gjahun e shtrigave, sepse këta nuk e pranojnë këtë ligj që është i plotë, gjithëpërfshirës. Këta duan të shpëtojnë për të mbajtur peng gjykatës e prokurorë që janë ende, të cilët komisioni i ligjit do ti nxirrte menjëherë nga shërbimi.

Po ashtu duan të mbajnë peng edhe zyrtarë të lartë, që po ashtu do të dilnin nga shërbimi nga komisioni i ligjit. Ne kërkojmë sjelljen e ligjit në parlament dhe në këtë kontekst secili duhet të bëjë një betejë që ky ligj të vijë në parlament.”, është shprehur ndër të tjera në fjalën e tij në mbledhjen e grupit, Sali Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit