Me dhjetëra qytetarë shqiptarë, por jo vetëm, janë mbledhur në bulevardin para Kryeministrisë pasditen e sotme për të mirëpritur ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Clinton do të mbajë një fjalim para qytetarëve shqiptarë që kanë zgjedhur ta shohin dhe ndjekin nga afër ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë.
Me flamuj amerikanë në duar dhe të vendosur në një radhë të gjatë, qytetarët janë tashmë në pritje të Clinton.