Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të hënë në Catania të Italisë. Viktima është Kastriot Ismailaj, 27 vjeç. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ai kishte mbetur i plagosur me armë zjarri të premten. Plumbi e kishte kapur në fytyrë dhe ai ishte dërguar me urgjencë në spital.
Të shtënat ndodhën pas një zënke brenda një apartamenti në rrugën Santo Cantone. Së bashku me viktimën, që mësohet se ishte pa dokumente në Itali, i plagosur mbeti edhe një 43-vjeçar, i identifikuar si Carmelo Leonardi. Ky i fundit, përveç plumbit, ra edhe nga kati i dytë i godinës ku ndodhi ngjarja. Dje u dorëzua vetë.