-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditëse/ Zbardhen momentet e fundit të pasagjerëve brenda nëndetëses “Titan”

Kryesoret

Christine, gruaja e biznesmenit pakistanez Shahzada Dawood zbuloi për New York Times sesi obsesioni i familjes me rrënojat e Titanikut çoi në vendimin e tyre për të bërë udhëtimin fatal. Madje ajo ka treguar edhe detajet mbi nëndetësen që iu bënë të qarta që para se të niseshin.

Sipas saj, pasagjerëve u ishte thënë që në fillim se dritat e nëndetëses do të fiken për të kursyer energjinë e baterisë, por ata do të ishin në gjendje të vëzhgonin për krijesa të ndritshme në det.

Pasagjerët e nëndetëses fatkeqe Titan ndoshta i kaluan momentet e tyre të fundit në errësirë ​​të plotë dhe duke dëgjuar muzikën e tyre të preferuar”, është shprehur ajo

Më tutje ajo ka rrëfyer se interesi i familjes mbi ketë udhëtim filloi pasi vizituan një ekspozitë të Titanikut në Singapor në vitin 2012 dhe u nxit më tej nga një udhëtim në Grenlandë në vitin 2019, ku ata ishin të intriguar nga transformimi i akullnajave në ajsbergë.

Ajo thotë se familja hasi në një reklamë të OceanGate që ofronte udhëtime në rrënojat. Fillimisht Christine do të shoqëronte burrin e saj miliarder në udhëtim, por me pas vendin e saj e zuri djali i tyre 19-vjeçar Suleman.

Pavarësisht kostos së lartë të udhëtimit, eksperienca e pasagjerëve në Polar Prince, anijen mëmë, që i parapriu nisjes së nëndetëses ishte gjithçka tjetër veçse luksoze. Ata flinin në dhoma të ngushta me krevate marinari, hanin vakte të vogla dhe merrnin pjesë në takime të dyfishta nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00.

Christine raportoi se shumica e takimeve u fokusuan në sigurinë e nëndetëseve. Christine raportoi se pasagjerëve iu dhanë mësime sigurie, duke përfshirë informacionin për kolapsin e presionit. Ajo ende nuk e përcakton dot se çfarë shkoi keq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit