-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vasili: Nuk doni t’i shkojmë të vërtetave dhe përgjegjësive deri në fund!

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili foli për çështjen e kohës së debatit që iu është dhënë deputetëve të opozitës.

Vasili tha se kooperativizimi i diskutimit është për të mos i shkuar përgjegjësive dhe të vërtetave deri në fund, por për të mbajtur një status quo.

“Nuk e kuptoj dot se çfarë konf e kryetarëve merr përsipër. Koha ndryshon siç do konferenca e kryetarëve. Jo më larg nga javët e shkuara, kemi pasur kohën e caktuar, 5 minuta për një raport. Sot kemi 5 raporte dhe secili 10 minuta. Asnjë kompetencë nuk ka konferenca e kryetarëve të bashkojë dhe t’i bëjë si një grumbull i madh diskutimi. Ky kooperativizim i diskutimit është për të mos i shkuar përgjegjësive dhe të vërtetave deri në fund por për të mbajtur një status quo. Nuk është kjo sallë e të privilegjuarve. Është e turpshme! Jepini fund drejtimit me dy standarde. Jemi para syve të njerëzve”, tha Vasili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit