Një makinë ka marrë flakë në lëvizje te “Komuna e Parisit” në Tiranë. Nuk dihen shkaqet, nëse kemi të bëjmë me probleme teknike.
Në video shfaqen njerëzit duke shuar flakët e zjarrit me mjete rrethanore, kova me ujë. Ende nuk ka asnjë informacion nga policia.