-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çifligu” në prokurori! Vokshi: Duhet të jepni dorëheqjen! Felaj: Jam krenare!

Kryesoret

Deputetja e PD, Albana Vokshi i ka kërkuar zv.kryeparlamentares Ermonela Felaj që të japë dorëheqje, pas emërimit të 4 familjarëve në Prokurorinë e Tiranës.

Vokshi iu drejtua duke i thënë “Në fakt nuk pres nga ju zonja Felaj që të respektoni rregulloren, pasi ju nuk duhet të ishit sot aty, do ishte në nderin tuaj të kishit dhënë dorëheqje për ndërhyrje në reformën në drejtësi apo institucione”.

“Në ditët e fundit të qershorit është shpërndarë kalendari i shpërndarë nga Konferenca e Kryetarëve, që në fakt nuk ka lidhje me rendin e ditës. Pra jo vetëm e shkelët herën e parë, kur në kalendarin e punës vendosët tre institucione kushtetuese që të diskutoheshin, e hëna i takon çështjeve zgjedhore dhe nuk shkelet rregullorja. Kjo mund të shkelet vetëm në raste për çështje urgjente dhe projekt-akt, nëse është urgjente se ju e mbyllët parlamentin për dy muaj me urdhër të Ramës, për të mbyllur zërin e opozitës, kjo përmban shkelje të vazhdueshëm. Në fakt nuk pres nga ju zonja Felaj që të respektoni rregulloren, pasi ju nuk duhet të ishit sot aty, do ishte në nderin tuaj të kishit dhënë dorëheqje për ndërhyrje në reformën në drejtësi apo institucione”, tha ajo.

Të njëjtat akuza ndaj Felajt bëri edhe deputeti Baçi dhe më pas sërish edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa vetë numri dy i kuvendit iu kundërpërgjigj duke i përmendur retorikën e vjetër komuniste, ndërsa për veten dhe familjarët e saj shprehu krenari, sepse i ka shërbyer shtetit.

“Ju mos sillni familjarët në sallë, sepse është shumë e shpifur retorika juaj. Unë jam krenare për mua dhe familjen time, sepse i kam shërbyer këtij shteti.”, iu kthye Felaj deputetëve demokratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit