-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

30 plumba kallashi! Viktima në Krujë punonte shofer në prokurori

Kryesoret

Ramazan Sino, 29-vjeç që u ekzekutua mesnatë në Fushë Krujë, konkretisht në fshatin Larushk ishte shofer te Prokuroria e Apelit Tiranë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 30 gëzhoja kallashi, që u zbrazën, Sinon paraprakisht mësohet se e kapën katër.

Objektivi që ishte kunati i tij, Gentjan Bejtja arriti që të shpëtonte. Dy fëmijët e tij u plagosën.

Por kush e do të vdekur Gentjan Bejtjen?

Kjo ishte hera e tretë që u shpëtonte atentateve. Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e të fortëve të Niklës duke shoqëruar tre persona, por ende nuk ka asnjë të arrestuar për atentatin.

Në vitin 2022 ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.

Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj në shkurt 2013.

Tre atentate/ Kush e do të vdekur të fortin e Krujë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit