Pasditen e djeshme për herë të parë në Tiranë erdhi ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton. Kreu i shtetit të Shqipërisë, Bajram Begaj mungoi me justifikimin se është sëmurë.
Por vetëm pak orë pasi nuk shkoi në ceremoninë e organizuar nga Edi Rama, Bajram Begaj ka pritur në zyrën e tij, numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun.
Zv/ Kryeministrja Balluku Balluku hyri në Presidencë rreth orës 13:15, që përkon me orarin e largimit nga Shqipëria të Bill Clintonit.
Për arsyet e takimit nuk ka pasur asnjë njoftim nga Presidenca. Kjo lëvizje shton misterin e refuzimit që Begaj i bëri ceremonisë së qeverisë. Ndoshta dekorata ka qenë “molla e sherrit”….