-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Ekspertët e BE dhe SHBA kundërshtojnë “paketën” e ndryshimeve në drejtësi

Kryesoret

Në shtator 2022, Komisioni i Ligjeve ngriti një grup pune për rishikimin e paketës së reformës në drejtësi – thuajse gjashtë vjet pas miratimit të tensionuar të saj me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë.

Rishikimi i reformës u motivua me ‘kërkesat e vazhdueshme për ndryshime ligjore’ të drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.

Gjatë nëntë muajve u zhvilluan disa konsultime të mbyllura mes drejtuesve të drejtësisë dhe një grupi bipartizan prej 5 deputetësh, që punuan për hartimin e draftit.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pikat kryesore të ndryshimeve ligjore nuk janë mbështetur nga ekspertët e EU-JUST dhe OPDAT – dy misionet për ndihmë ligjore të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

BIRN siguroi një kopje të draftit të propozimeve për ndryshime ligjore, së bashku me opinionet e ekspertëve të EU-JUST dhe OPDAT.

Dokumenti parashikon ndryshime në katër ligjet kyçe të reformës në drejtësi; ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ai për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë si dhe ai për institucionet e posaçme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Propozimet e grupit të punës prekin kryesisht kohëzgjatjen e Shkollës së Magjistraturës dhe verifikimin e pedagogëve të saj, i japin disa kompetenca shtesë Prokurorit të Përgjithshëm në përzgjedhjen e drejtuesve të prokurorive si dhe vlerësimin e tyre, parashikojnë heqje të kuotave për rekrutimin e jo-magjistratëve në ILD si dhe heqin disa kufizime për transferimet e anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së, gjatë dhe pas mandatit të tyre.

Të hënën në Kuvend, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i parapriu kritikave të ekspertëve të huaj në lidhje me ndryshimet e pritshme në legjislacionin e sistemit të drejtësisë./BIRN

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit