14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dëgjova krisma dhe dola në dritare”! Çfarë pa dëshmitari i atentatit në Krujë?

Kryesoret

Kanë kaluar më shumë se 12 orë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen që tronditi në mesnatë Krujën. Janë vetëm tre të shoqëruar që janë marrë në pyetje, eksponentë të njohur për policinë, por ende asnjë i arrestuar.

Grupi hetimor ka administruar disa prova nga vendi i ngjarjes, kamerat e sigurisë së shtëpisë së Gentjan Bejtjes dhe dëshminë e një të afërmi të tij në të njëjtën lagje.

Ai ka rrëfyer për hetuesit se pas krismave, ka parë nga dritarja tre persona që po largoheshin dhe momentin kur ata kanë qëlluar. Dëshmitari nuk ka mundur të identifikojë, apo fiksojë shenja dalluese tek autorët.

Nga breshëritë e armëve në fshatin Larushk ka humbur jetën kunati i Gentjanit, Ramazan Sino 29 vjeç, si dhe janë plagosur dy fëmijët e Bejtjes, përkatësisht 13 dhe 8 vjeç.

Gazetari: I riu që u vra ishte shofer i shefit, transportonte dosjet sekrete

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit