-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza i jep besim! Vetëvendosje sfidon me zgjedhje të reja, opozita: Nuk tutemi!

Kryesoret

Lëvizja Vetëvendosje, jo vetëm që nuk tërhiqet nga situata e krijuar me faktorin ndërkombëtar, por duket se ka fituar besim, ndoshta ndikuar edhe nga sondazhet. Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar partitë e opozitës se “nuk u del zëri për zgjedhje të reja”.

“Me nismat e tyre, që janë më afër Serbisë e më larg popullit e republikës, këta shpresojnë që duke u dorëzuar, me partitë e tyre të vogla do të mund të vijnë në pushtet”, thuhet në videon e publikuar nga VV-ja.

Pas videos së Vetëvendosjes, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është kundërpërgjigjur duke thënë se është e gatshme për zgjedhje. Ka disa javë që AAK-ja ka iniciuar mocionin e mosbesimit, por nuk ka marrë mbështetje nga partitë tjera opozitare.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi njoftoi se ka shkëputur raportet me kryeministrin e presidenten dhe kërkoi zgjedhje të reja. “Jemi gati që sot, mos u tutni” tha Vlora Çitaku për “sfidën” e VV-së për zgjedhje të reja.

LDK-ja në anën tjetër ka paralajmëruar takime për “angazhim të përbashkët shoqëror, për rrugën e re”. Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje doli e para duke marrë mbi 50 për qind të votave. PDK-ja doli e dyta me 17 për qind, LDK-ja e treta me nën 13 për qind, e AAK-ja e katërta me 7 për qind.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit