-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizita e Lajçak në Prishtinë, BE: Qëllim gjetja përfundimtare e rrugës për de-përshkallëzim

Kryesoret

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka reaguar në lidhje me vizitën e sotme të emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak i cili po zhvillon një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë.

Në lidhje me vizitën e Lajçak në Prishtinë, Stano u shpreh se qëllim është të gjendet përfundimisht rruga për de-eskalim të situatës në veri.

Për mes një konference për media, Stano tha se Lajçak pas Prishtinës do të jetë në Beograd.

“Kjo vizitë specifike është vazhdim i Këshillit Evropian. Këshilli Evropian, siç e dini, liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së po diskutonin për tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ata kërkuan për deeskalim të shpejtë.

Pra kjo është në frymën e diskutimeve të Këshillit Evropian dhe konkluzioneve të Këshillit se Përfaqësuesi i Lartë, Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak që të udhëtojë si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd për t’i çuar çështjet përpara për të gjetur përfundimisht rrugën për të de-përshkallëzuar dhe të mos kemi përshkallëzim.

Të mos jemi dëshmitarë të vazhdimit të tensioneve, por të de-përshkallëzojmë dhe në fund të kthehemi te bisedimet për normalizim në kuadër të dialogut”, tha Stano.

“Ata gjithashtu përshkruajnë se çfarë pritet të bëjnë të dyja palët, dhe vizita e Përfaqësuesit Special të BE-së, Lajçak, në rajon, vizitat e liderëve individualë nga shtetet anëtare në rajon po e çojnë përpara këtë.

Ata janë aty për të krijuar atmosferën ku të dyja palët më në fund do të fillojnë të sillen në mënyrë evropiane dhe t’i kthehen dialogut.

Kjo do të thotë de-përshkallëzim i menjëhershëm, renditja e hapave siç është përshkruar më parë dhe më pas zgjidhja e situatës, zvogëlimi i tensioneve dhe kthimi në punën normale për dialogun,” shtoi ai më tej.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit