44-vjeçari Roland Hysollari u arrestua sot në Tiranë me kërkesë të autoriteteve italiane.
Hysollari banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonas kishte nxjerrë urdhër arresti për të, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin me qëllim ekstradimin e Roland Hysollarit drejt Italisë.