Zbardhen detaje të reja nga atentati që ndodhi në mesnatë në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Pas krimit, autorët që dyshohet se ishin tre kanë djegur makinën tip “Volkswagen Golf 5” në zonën e Lapidarit në Tapizë. Makina ishte pa targa dhe brenda automjetit u konstatuan 3 kallashnikovë.
Këto armë u sekuestruan nga policia dhe u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar. Po a janë përdorur të tre armët? Kjo ende nuk dihet dhe pritet që të përcaktohet nga përgjigja në laboratorin shkencor.
Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt banesës së Gentjan Bejtjes. Nga të shtënat mbeti i vrarë Ramazan Sino 29 vjeç, kunati dhe u plagos njëri nga djemtë e Gentjan Bejtjes, Alvi Bejtja 13 vjeç që ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shënjestër e atentatit ka qenë Gentjan Bejtja, i cili u ka shpëtuar atentateve edhe disa herë të tjera. Bejtja, një ish-punonjës i policisë së burgjeve, njihet nga strukturat e policisë.
Ç’ndodhi në Krujë? Dy ishin ekzekutorë, tjetri shofer, autorët ndoqën viktimën dhe…