Kruja u trondit në mesnatë nga një atentat në Fushë Krujë. Një person mbeti i vdekur dhe një u plagos. Viktima është Ramazan Sino 29-vjeç.
I plagosur mbeti kunati i tij, Gentjan Bejtja, që ishte edhe shënjestër. Sino kishte qenë tek shtëpia e kunatit dhe po dilte për t’u kthyer në banesën e tij në momentin që është përballur me plumbat duke humbur jetën në vend.
Rreth orës 00:40 në Tapizë, te Lapidari është gjetur një automjet, dyshohet tip Volkswagen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
FOTO/ Ky është shënjestra, që u ka shpëtuar tre herë plumbave të kallashit