Nga lumturia në tragjedi në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Në dhjetë minuta, një dhëndër me emrin Toraze Davis, vdiq në dasmën e tij pasi u martua me Johnnie Mae Davis, në Nebraska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ajo që do të ishte dita më e lumtur e jetës përfundoi në një tragjedi”, tha një nga të ftuarat në dasmë për rrjetin televiziv amerikan ABC. Pavarësisht se ai u dërgua me ambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën. Shkaku i vdekjes, një mpiksje gjaku.