-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjike, martohet dhe vdes brenda 10 minutash

Kryesoret

Nga lumturia në tragjedi në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Në dhjetë minuta, një dhëndër me emrin Toraze Davis, vdiq në dasmën e tij pasi u martua me Johnnie Mae Davis, në Nebraska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ajo që do të ishte dita më e lumtur e jetës përfundoi në një tragjedi”, tha një nga të ftuarat në dasmë për rrjetin televiziv amerikan ABC. Pavarësisht se ai u dërgua me ambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën. Shkaku i vdekjes, një mpiksje gjaku.

Një nga shoqërueset e nuses, Jewel Roberson, tha: “Vajza u martua dhe mbeti e ve brenda 10 minutash”. Pas asaj që ndodhi, miqtë e çiftit aktivizuan një mbledhje fondesh me qëllim që të ndihmonin nusen për të përballuar shpenzimet e varrimit. Televizioni i lartpërmendur e vlerësoi shumën e grumbulluar në 12 mijë dollarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit