Zvicra dëshiron t’i bashkohet bashkësisë së mbrojtjes ajrore evropiane “Sky Shield”.
European Sky Shield është një skemë e mbrojtjes ajrore e krijuar nga Gjermania vitin e kaluar për të rritur mbrojtjen ajrore evropiane.
Ndërsa ministrja zvicerane e mbrojtjes Viola Amherddo, të nënshkruajë një deklaratë për t’iu bashkuar programit gjatë një takimi me homologët e saj nga Austria dhe Gjermania të premten.
Kritikët në vend thonë se është një lëvizje e papajtueshme me traditën e gjatë që ka vendi mbi neutralitetin në konfliktet luftarake.
Deri më tani 17 vende evropiane janë bërë pjesë e organizatës, duke përfshirë Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Finlandën dhe Suedinë.