Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në zona të thella malore të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimë narkotike, Policia e Lezhës ka finalizuar fazën e 23-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, në kuadër të së cilës, nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë janë gjetur të kultivuara në tokë në zona pyjore, në total 1541 bimë narkotike cannabis sativa të cilat pas veprimeve procedurale u asgjësuan me anë të djegies.
Konkretisht, u gjetën të kultivuara 1004 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Buten të njësisë administrative Ungrej, 250 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Zimaj të njësisë administrative Ungrej si dhe 287 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Velë të njësisë administrative Kolsh, rrethi Lezhë.
Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.