-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bledian Koka: A është Albin Kurti “autori” i ngordhjes së “Open Balkan”?

Kryesoret

“Serbia dhe mund ta kthejë pllakën. Por u kam thënën amerikanëve, që unë nuk e pranoj asnjë pasojë për Kosovën. Ata duhet të përdorin strategjinë me Serbinë e “walk another extra mile”- njihe Kosovën”. Ky ishte një nga pasazhet që më mbeti në mendje gjatë një takimi informal që zhvilluam një grup gazetarësh me Albin Kurtin në selinë e Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Në 26 Mars, Albin Kurti mbërriti për një vizitë “blitz” në Tiranë, 4 muaj para incidenteve në veri të Kosovës! Askush nuk e kuptoi qëllimin e atij takimi, por sot kam shumë arsye të besoj se Albin Kurti ka bërë tentativën e fundit për të bindur Edi Ramën që te qëndrojë në krahë të Kosovës në rast të një përplasjeje me Serbinë.

Faktet po dëshmojnë se Edi Rama, edhe në atë takim me Albin Kurtin zgjodhi Vuçiçin. Artikulimi i Albin Kurtit atë pasdite të 26 Marsit, bash ngjit me kangjellat e Ambasadës së Serbisë në Tiranë, mu dukën me tone shqetësuese gati të pakuptimta, kur vetëm pak ditë më parë “teorikisht” ai kishte firmosur një marrëveshje me Aleksandar Vuçiç. Por ashtu siç tregoi koha aty ishte shënuar preludi i gjithë konfliktit njëmujor që konsumohet në veriun e Kosovës!

Marrëveshja për krijimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe është pjesë e 39 marrëveshjeve Serbi-Kosovë që duhet të zbatohen në kronologji. Asosacioni sipas marrëveshjes së Ohrit renditet në piken 16, por Vuçiçit ajo është e vetmja pikë që i intereson! Albin Kurti e ka kuptuar se ashtu siç ka ndodhur që prej 2010-ës e këtej, Serbia ka firmosur qindra marrëveshje me Kosovën, por në fund të tyre të vetmet pika që janë zbatuar janë ato që i interesojnë Beogradit!

Dikur kjo gjë duhet të ndalojë dhe kufiri i avancimit të interesave serbe drejt rigllabërimit të Kosovës për Albin Kurtin është në veri të saj. Presioni shurdhues i 30 ditëve të fundit për Albin Kurtin, duket se e ka bërë edhe vetë Kosovën që të kuptojë rrezikun e të mirëkuptojë qëndresën. Makar edhe duke krijuar tensione me SHBA-në. Mbaj mend, se një televizion i Kosovës ditën kur Albin Kurti i cilësoi si naive qëndrimet publike të Sekretarit Blinken, nisi me telefonata nga populli në 11 të natës me pyetjen “A me Amerikën, a kundër Amerikës?”. Po atë ditë qarkulluan lajmet se të nesërmen populli do të derdhej nëpër sheshe për ta kërkuar largimin e Albin Kurtit! As nesër e as sot, asnjë protestë e asaj natyre s’ka ndodhur. Opozita e Kosovës edhe pse do te donte të përfitonte nga kjo situatë, e kupton se qëndrimi i rivalit politik ani pse i drunjtë, është i drejtë.

Kush e vrau “Ballkanin e Hapur”?

“Ju them vëllezërve të mi në Kosovës, se një ditë “vëllazëria” ime me Vuçiçin do t’iu shërbejë për mirë”- rrahu gjoksin Edi Rama në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur” në Ohër ndërsa nxinte ndaj refuzimin kategorik të Albin Kurtit për të qenë pjesë! Dita erdhi, forcat speciale serbe dy javë më parë u futën 1 kilometër në territorin e Kosovës dhe rrëmbyen 3 policë shqiptarë. Reagimet e Edi Ramës në fillim ishin lunatike. Ai nuk i besonte autoriteteve të Kosovës, por donte siguri nga KFOR-i për dinamikën. Pasi KFOR-i e la me gisht në gojë, filloi të fliste nëpër të për lirimin e 3 policëve pa harruar të frustronte me fjalë shqipe Albin Kurtin që e ka pagëzuar si Oso Kuka!

Pastaj me shumë gjasë i është përgjëruar “mikut” të tij Aleksandër Vućiç që ti lironte në këmbim te lavdisë personale, por serbi nuk ia dha kurrë këtë kënaqësi! Në këmbim 3 policët e Kosovës u liruan “në besë” të Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban! I braktisur nga Aleksandër Vuçiç, i telendisur përballë shqiptarëve të Kosovës dhe i humbur përballë sfidës që i bëri Albin Kurtit duke propozuar një draft për zgjidhjen e situatës në veri pa u konsultuar me Prishtinën, Edi Rama po mundohet të fshijë te kaluarën e tij 7 vjeçare të “vëllazërisë” me Aleksandër Vuçiç.

Të shtunën në nje intervistë me regji qëndrore, ai deklaroi për kolegun Thimi Samarxhi në Euronews, se “Ballkani i Hapur” kishte mbaruar misionin e vet dhe se të gjitha energjitë duhet te fokusohen tek “Procesi i Berlinit”! Të gjithë u habitën me këtë “larje duarsh” të Edi Ramës me projektin për të cilin ai lidhi “vëllazërinë” me Beogradin dhe i ra “hasha” Prishtinës për plot 7 vjet! Por, Edi Rama nuk ështe budalla, ai ështe shejtan-budalla, ku shejtani përdor maskën e budallait për të justifikuar si qarin dhe qederin!

Albin Kurti ia dogji njëhërë e mire ëndrrën Edi Ramës për të qenë “lider rajonal”. Jo për ego personale, ndoshta madje edhe në pavetëdije! Albin Kurti i dogji Edi Ramës të vetmen alibi që ai kishte për “aleancën” me Aleksandër Vucic, kur pretendonte se përmes saj shmangeshin konfliktet në rajon. Serbia nuk do të ndryshojë kurrë, i vetmi që propagandonte këtë komedi, ishte vetëm Edi Rama!

p.s…Të shtunën në Ulqin me t-shirt dhe pa lavdi, Komedia e Edi Ramës përfundoi!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit