Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian zhvilloi në një bisedë telefonike me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ku i kërkoi Evropës që të përballet seriozisht me islamofobinë. Faqja “Tasnimnews” shkruan se në qendër të bisedës ishte edhe bastisja e fundit e policisë shqiptare në kampin e “MEK” në Manzë.
Kryediplomati iranian, sipas artikullit tha se veprimi, edhe pse i ndërmarrë kohët e fundit, shërbeu si një përvojë për vendet evropiane që kishin rrezikuar sigurinë e popullit të tyre duke mbështetur grupin e “MEK”.
“Irani ka përgëzuar qeverinë shqiptare për veprimin e saj kundër terroristëve të “MEK” gjatë bastisjes në kampin e tyre në rajonin veriperëndimor të kryeqytetit, Tiranë, duke e cilësuar operacionin, i cili u krye nga policia shqiptare, si një “hap përpara”.
“MEK” ka kryer sulme të shumta terroriste kundër civilëve iranianë dhe zyrtarëve qeveritarë. Forcat policore shqiptare hynë në kampin e “MEK”, të njohur si Ashraf-3, më 20 qershor për shkak të angazhimit të kultit në “terror dhe sulme kibernetike” kundër institucioneve të huaja. Autoritetet konfiskuan 150 pajisje kompjuterike të lidhura me aktivitete terroriste” thuhet në artikull.