Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzon takimin me Edi Ramën. Në datat 6 dhe 7 korrik kryeministri i Shqipërisë njoftoi një tur në Ballkan nga Beogradi në Sarajevë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë me argumentin e përgatitjes së Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë në mes të muajit Tetor. Por sot, Albin Kurti deklaroi qartë dhe prerë se nuk do ta presë Ramën për takim në Prishtinë. Ai tha se i kërkoi Ramës që të vinte bashkë me ministrat në Kosovë për të firmosur 13 marrëveshjet që mbledhjes së përbashkët që u anulua disa javë më parë dhe se në të kundërt nuk është gati ta takojë.
“Unë jam në kontakt me Ramën dhe e di që do të vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të turit Ballkanit. Është thënë se ka të bëjë me samitin e procesit të Berlinit. Më shumë se tre muaj që tani. Unë miqësisht i kam kërkuar, që meqë do të vijë dy ditë dhe një natë në Prishtinë, ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive që u anulua pa arsyeshëm.
Të gjitha përgatitjet i patëm bërë. 13 marrëveshjet janë në sirtar. Në mënyrë që të mos ngelin më në sirtar. Cdo ditë është dëm për qytetarët. Unë i kam propozuar që meqë po vjen le ta mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të dy qeverive tona.
Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm dhe nuk ka lider në Ballkan, si unë që e ka mbështetur, por samiti i radhës është në mes të muajit tetor. Tani jemi në korrik. Shumë mirë që bëhen përgatitjet kaq herët. Por të mos vonohemi me një anulim të mbledhjes së dy qeverive.
Nëse kryeministri i Shqipërisë insiston në anulimin e mbledhjes unë ngelem te qëndrimi që i kam thënë, për takime të ne të dyve, kemi kontakt të drejtpërdrejtë. Në këto dy vite kam një dyzinë takimesh. Por për shkak se mbledhjes se mbledhjet janë anuluar. Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera. Jam gati të takohem me Ramën në kuadër të mbledhjes ë dy qeverive, jo pa atë mbledhje” tha Kurti.









