Kryeministri, Edi Rama pritet që ditën e nesër të vizitojë Kosovën. Mësohet se vizita do të zgjasë 2 ditë nesër dhe të premten në kuadër të përgatitjeve të Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë.
Pas refuzimit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të pritur Ramën mësohet se ai do pritet dhe do të zhvillojë një takim në orën 16:00 presidenten Vjosa Osmani si edhe kryetarin e Kuvendit, Galuk Konjufca.
Kurti u shpreh se Ramën do ta takojë vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive.
“Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera”, tha ai.
Kurti ka propozuar Ramës që të mbajnë mbledhjen e dy qeverive që sipas Kurtit u anulua pa arsye.