Gjykata e Fierit ka dënuar Kiri Mernican dhe Sadri Selacin me nga 19 vite burg për vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimi në vitin 2019.
Ngjarja ndodhi në fshatin Sulaj të Fierit, ku 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë. Trupi i tij ishte hedhur në një kanal dhe u gjet pas disa orësh kërkime.
23-vjeçari Florian Selimi ishte goditur me thikë në qafë dhe trupi i tij ishte tërhequr për disa metra nga vendngjarja.