-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama la Ballkanin e Hapur për Procesin e Berlinit, Gjermania: Është kënaqësi!

Kryesoret

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf vlerësoi faktin që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama hoqi dorë nga nisma e Ballkanit të Hapur për t’u fokusuar te Procesi i Berlinit. “Është kënaqësi të konstatoj që qeveria shqiptare është duke u përqendruar dhe angazhuar për përgatitjen e takimit të ministrave dhe procesit të Berlinit që do të mbahet këtë vit.

Por pronësia e këtij procesi që synon ta marrë përsipër për këtë vit Shqipëria, apo rajoni në tërësi, mendoj që është diçka vërtet e rëndësishme dhe është shprehje e iniciativës që ka marrë kryeministri për t’u takuar me homologët e vet në rajon. Të gjitha përqendrimet e përpjekjeve këtë vit janë të duhurat.

Procesi i Berlinit asokohe u iniciua nga ish kancelarja Merkel, pikërisht për të qëndruar në anë të Shqipërisë dhe gjithë rajonit për të përshpejtuar, ndihmuar dhe mbështetur rrugën e Shqipërisë dhe rajonit drejt BE.

Kuptohet që ky nuk është proces i institucionalizuar apo i zyrtarizuar në këtë këndvështrim, pasi proceset e vërteta të institucionalizuara dhe zyrtarizuara  gjenden dhe zhvillohen në Bruksel, në kuadër të zgjerimit të BE, por sigurisht Shqipëria ka në dorë që në kuadër të procesit të Berlinit të bëjë shumëçka për të ndihmuar procesin e integrimit të vet dhe vendeve të rajonit në BE” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit