-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

HARTA LIVE/ Reshje shiu dhe breshër, cilat zona do të preken nga moti i keq

Kryesoret

Pasditen e sotme pritet të ketë një mot të mirë dhe pa reshje shiu në ndryshim nga dita e djeshme.

Sipas të dhënave në hartën live dita e sotme do të mbyllet pa asnjë reshje shiu. Ndërkohë për ditën e nesërme situata do të ndryshojë në disa qarqe të vendit pasi do të ketë reshje shiu pas mesit të ditës.

Nesër moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar zonën e verilindjes dhe pjesërisht veriperëndimit.

Në këto zona moti parashikohet me kthjellime por edhe vranësira deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme.

Reshjet do të jenë me intenistet kryesisht të ulët por hera-herës dhe itensitet deri mesatar në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ndërkohë në orët e vona të së premtes mësohet se gjendja do të ndryshojë dhe në të gjithë territorin dhe do të ketë mot të mirë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 29°C

në zonat e ulëta 16 deri 35°C

në zonat bregdetare 19 deri 32°C

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit